BotaTop Lajme

Türkiye, 296 orë pas tërmetit në Hatay shpëtohen nga rrënojat 3 persona, njëri prej tyre fëmijë

Shpërndaje

Foto: Eşref Musa/AA
Nga rrënojat e pallatit Kanatlı në qendër të rajonit Antakya në qytetin Hatay, janë shpëtuar 296 orë pas tërmetit 3 persona, njëri prej tyre fëmijë, raporton Anadolu.

Ekipet kryen punime të kërkim-shpëtimit në rrënojat e një ndërtese të shembur në rrugën Türkmenbaşı në lagjen General Şükrü Kanatlı.

Në punimet intensive të kryera nga ekipet e kërkim-shpëtimit në mesin e të cilëve morën pjesë edhe ato të ardhur nga Kirgistani, u identifikuan të gjallë 3 persona.

Ekipet u intensifikuan në zonën e identifikuar në rrënoja dhe 296 orë pas tërmetit shpëtuan një grua, një burrë dhe një fëmijë identitetet e të cilëve nuk janë përcaktuar ende.

Të lënduarit u dërguan në spital me ambulanca.