U shpëtua nga rrënojat pas 261 orësh, Mustafa Avcı për herë të parë puthi vajzën e lindur disa orë para tërmetit

Shpërndaje

Mustafa Avcı, i shpëtuar mbrëmë vonë nga rrënojat, për herë të parë puthi vajzën e cila lindi mbrëmjen para se të ndodhte tërmeti.

Anadolu filmoi momentin emocional kur mes lotëve të gëzimit, Bilge Avcı, bashkëshortja e Mustafasë, shtriu në gjoksin e bashkëshortit vajzën 12-ditëshe.

Një natë para tërmetit, çifti ndodhej në një spital privat në Antakya të provincës Hatay, ku pritej lindja e foshnjës së tyre. Lindja ndodhi në ora 23:50 më 5 shkurt sipas kohës lokale. Disa orë më vonë, goditi tërmeti i parë, gjatë të cilit mbeti nën rrënoja Mustafa Avcı.

Fatmirësisht, reparti i spitalit ku ndodhej Bilge Avcı bashkë me foshnjën e sapolindur, qëndroi pa u rrëzuar për një kohë, mjaftueshëm që ata të dalin të sigurt nga spitali.

Mbrëmë, 261 orë pas tërmetit shkatërrues, Mustafa Avcı u nxor i gjallë nga rrënojat në një shpëtim që cilësohet si mrekulli. Ai u transferua në një spital në qytetin Mersin, ku në vizitë i erdhën bashkëshortja Bilge dhe foshnja e tyre e lindur disa orë para tërmetit.

Duke menduar se familja e tij kishte vdekur, Mustafa Avcı për Anadolu tha se nuk kishte asnjë shpresë dhe madje nuk bëri asnjë përpjekje për të dalë i gjallë nga rrënojat.

I pyetur se si ndihet tani, Mustafa Avcı tha: “Është sikur kam lindur sërish”.

Bilge Avcı shprehet se ende nuk mund ta besojë që burri i saj është nxjerrë i gjallë nga rrënojat.

“Jam shumë e lumtur. Kishim humbur shpresat. Tani jemi në një pikë ku fjalët nuk mjaftojnë. Vajza ime ishte gjithmonë e buzëqeshur, sikur po thoshte ‘Babai im do të vijë sot'”, tha Bilge Avcı.

Sipas të dhënave të fundit, 39.672 njerëz kanë humbur jetën nga dy tërmete të forta që goditën Türkiye jugore.

Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 të shkallës Rihter, me epiqendra në provincën turke Kahramanmaraş, goditën 11 provinca më 6 shkurt, duke shkatërruar mijëra ndërtesa dhe duke prekur më shumë se 13 milionë njerëz.

Momenti kur flet me vellaun e vet pas sheptimit te tij nga ekipet:

“Si është nëna ime dhe të gjithë?” pyeti një 33-vjeçar në barelë me qetësi shokun e tij në celular. Duke qarë me mosbesim, ai u përgjigj: “Të gjithë janë mirë… të gjithë po presin… Unë po vij tek ti.”

33 vjeçari Mustafa Avci u nxor nga rrënojat e një ndërtese të shembur në provincën jugore Hatay të Turqisë 261 orë pas një tërmeti të fuqishëm 7.8 ballë që goditi rajonin më 6 shkurt.

Të premten, ministri turk i Shëndetësisë Fahrettin Koca publikoi një video që tregonte bisedën telefonike mes Avci dhe mikut të tij, 11 ditë pas goditjes së tërmetit.

Shpëtimi i Avci-t të enjten mbrëma erdhi pasi numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri u rrit në të paktën 43,885 njerëz, sipas shifrave zyrtare.

“Më lejoni të dëgjoj zërat e tyre nëse për një moment”, ishte kërkesa e tij.

Vëllau i tij ia kthen qarë: “Unë jam duke ardhur.. Unë po vij tek ju… Vëlla, po vij.”

Avci më pas puth dorën e shpëtimtarit që mban telefonin dhe e falenderon.

Një tjetër 26 vjeçar u shpëtua në të njëjtën kohë nga rrënojat e një ndërtese spitali privat. Ai kishte qenë në spital për një kontroll kur ra tërmeti, tha babai i tij për CNN. Të mbijetuarit u dërguan në spitalin e improvizuar të Hatay për trajtim, tha ministri i shëndetësisë.