Haradinaj publikon pamjet fantastike të autostradës “Arbën Xhaferi” (VIDEO)

Shpërndaje

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në hapjen zyrtare të autostradës ‘Arbën Xhaferi’. Pikërisht më 29 maj do të bëhet edhe hapja e kësaj autostrade që lidh Kosovën me Maqedoninë, në mënyrën më të mirë dhe të shpejtë të mundshme.
Ndërsa sot Kryeministri Ramush Haradinaj ka zgjedhur që të publikoj një video në të cilën shihen punimet që janë bërë në këtë autostradë dhe si po duket në përfundim e sipër. Për të ndërtuar këtë autostradë Haradinaj tha se punuan ekipi i Bechtel Enka-s dhe 9 mijë e 449 punëtorë të Kosovës. Duhet përkujtuar gjithashtu se kjo autostradë ka urën më të gjatë në rajon.