Ziadin Sela për RTK-në: Jemi për shtet për të gjithë, kemi forcë për të vazhduar fitoren

Shpërndaje

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela sot për RTK-në ka folur rreth zhvillimeve të fundit politike në Maqedoninë e Veriut. Ai ka deklaruar se në Ballkan mungon demokracia, e sidomos në Maqedoninë e Veriut, ku shumica e popullatës jetojnë në varfëri, dhe shpeshherë këto votues e kanë të vështirë të mendojnë për platformë.

Dalja e shqiptarëve në zgjedhje është e ulët, sidomos në zgjedhjet Presidenciale. Rezultati që kemi arritur për Blerim Rekën është i kënaqur, pasi që dolëm fitimtarë ndaj partive shqiptare. Të gjithë partitë tjera, që ishin shumë, nuk grumbulluan më shumë se 40.000 vota, dhe ne i fituam. Por ne dhamë mesazhin që vota shqiptare nuk duhet të shkojë tek kandidaturat maqedonase, por duhet të qëndroj te shqiptarët. Ndryshe rrezikojmë të kthehemi në politikën e vëllazërim-bashkimit, deklaroi Sela:

Ai gjithashtu theksoi se koncepti për shoqëri për të gjithë, është diçka ndryshe nga realiteti. Ne duhet të flasim për shtetin për të gjithë, sepse ashtu sipas Ziadin Selës shqiptarët do të kishin përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Sela u përgjigj dhe pyetjes se pse partitë politike shqiptare nuk u bën bashkë në zgjedhje, sipas tij shqiptarët u bënë bashkë pasi që ai dhe partia e tij, si dhe Lëvizja BESA u rreshtuan në krahë të kandidaturës së pavarur të Profesor Rekës. Sipas Selës kjo pyetje duhet ti bëhet liderit të BDI-së Ali Ahmeti.