Grubi nga Tetova: Ata (opozita) e kanë “hup fajllën” nga Likova e deri në Strugë (Video)

Shpërndaje

Ja ja, e keni smetajtë kiit opozitën. Janë sëkëlldisë e kan hup fajllën kiit. E fajlën nuk e kanë humb vetëm në Tetovë, e kanë humbur edhe në Likovë, edhe në Çashkë, edhe në Çair, edhe në Saraj, në të gjithë Pollogun, edhe në Dibër, Strugë, Dollnen, Kërçovë e më së shumti e kanë humbur në Gostivar. Kështu e nisi fjalimin e tij me theks tetovar zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi në tubimin e BDI-së në Tetovë ku u prezantua kandidatja për kryetare, znj. Teuta Arifi dhe lista e këshilltarëve.

“Nëse janë smetajtën tash, hënëz kanë për tu sëkëlldisë me 17 Tetor. Unë sot jam këtu para jush që të shpreh bindjen absolute, bindjen e plotë që me 17 Tetor, vota juaj është votë për Ali Ahmetin, është votë edhe për Qeverinë, nuk është vetëm për komunë, nuk është veëm për Teutën dhe Blerimin. Me 17 Tetort kur ë rrethoni 3-shin mendojeni Ali Ahmetin, mendojeni Qeverinë. Unë po ju lus, me 17 Tetor kur të rrethoni 3-shin të mendoni për punët të cilat i kemi përpara, unë po ju lus që ta rrethoni për ne. Na jepni shansin dhe të shihni se si ne si Qeveri do t’ju rijmë prapa, të shihni se çfarë mund të bëjmë dhe çfarë do të bëjmë për Tetovën. Vetëm për 1 vit e kemi ripërtëri Tetovën.”