Zhurmë e madhe në Prishtinë, zbulohet shkaktari (Video)
Disa zëra të pazakontë dyshohet se janë dëgjuar sonte në Prishtinë, raporton AlbaZone Media.
Sipas videove dhe përshkrimeve të qytetarëve nëpër rrjete sociale, zhurma e çuditshme është dëgjuar 3-4 herë nga 30-40 sekonda, çdo 2-3 minuta.
Zbulohet shkaktari i zhurmës së madhe që u dëgjua mbrëmë në Prishtinë
Një zhurmë e çuditshme është dëgjuar në orët e vona të së dielës në Prishtinë. Sipas asaj që thuhej në rrjetet sociale, kjo zhurmë ishte aktivizuar dy-tri herë, në periudha të caktuara, por jo pandërprerë.
Shumë qytetarë u frikësuan dhe nisën hamendësimet se çfarë mund të ketë qenë ajo zhurmë.
Pas disa orësh shqetësim, kjo zhurmë u zbulua se ka ardhur nga një avari në njërin nga termocentralet e Korporatës Energjetike të Kosovës.
Këtë e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga KEK-u, me ç’rast u bë e ditur se kjo zhurmë është e zakonshme në këto raste.