Ahmeti: I përjetshëm qoftë kujtimi për bashkëluftëtarin e UÇK-së, Agron Haradinaj
Në Gllogjan i është dhënë sot lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Agron Haradinaj-t i cili ndërroi jetë nga një sëmundje e rëndë.
I pranishëm në ceremoninë e varrimit ishte dhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.
Ahmeti përmes një statusi në rrjetin social Facebook shkruan:
Në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan i dhamë sot lamtumirën e fundit bashkëluftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agron Haradinaj. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës, lirisë të së cilës ia kushtoi vitet e jetës që në moshën e hershme të rinisë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për atdhedashurinë e tij!