Maqedoni

Bukëpjekësit prej nesër do të fillojnë me prodhimin e bukës, por do ta padisin shtetin

Shpërndaje

Bukëpjekësit prej nesër do të fillojnë me prodhimin e bukës, por do ta padisin shtetin

Bukëpjekësit nga nesër do të fillojnë të prodhojnë bukë, por kanë paralajmëruar se do ta padisin shtetin. Këtë e ka bërë të ditur Goran Malishiq nga Grupacioni i industrisë së bukëpjekësve.

“Bukëpjekësit u pajtuan me vendimin e mëparshëm, nga nesër të fillojnë me prodhimin e llojeve të caktuara të bukës varësisht mundësive të secilës furrë buke në mënyrë që t’ju përgjigjet kërkesave të konsumatorëve, por edhe të mbijetojnë në periudhën e vendimeve të gabuara të cilat i sjell qeveria, të cilat janë me pasoja ndaj industrisë së bukëpjekësve”, ka thënë Malishiq, raporton SHENJA.

Industria do të fillojë me procedurë juridike, siç tha Malishiq, me qëllim që t’ju paguhet dëmi.

“Dëmi deri më 31 maj kur na është njoftuar se do të zgjat vendimi për ngrirjen e çmimit të bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë do të jetë 4.5 milionë euro. Beteja për mbrojtjen e industrisë do të vazhdojë me mjete juridike”, ka thënë Malishiq.