Osmani për pasaportat: Njerëzit me të drejtë ankohen, një numër i madh i shteteve po lejojnë kthimin e njerëzve pa fletëudhëtime

Shpërndaje

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani pasi vizitoi përfaqësitë diplomatike-konsullore nëpër Europë tha se ka hasur në mangësi por edhe në punë të jashtëzakonshme të përfaqësive në dhënien e pasaportave me emrin e ri të shtetit, përcjell TV21. Osmani thotë se një numër i madh i shteteve po lejojnë kthimin e shtetasve tanë me pasaportat e vjetër, pa fletëudhëtime.

“Njerëzit me të drejtë ankohen në pamundësinë për të marrë terminët e duhura në kohë, për të marrë përgjigje në thirrjet e tyre deri te PDK-të. Dhash instruksion të qartë që të punohet në dy ndërrime, të shtohen resurset njerëzore, diplomatët që do të vijnë në këto qendra më të frekuentuara, të punohet të shtunën dhe të dielën. Po kontaktojmë edhe me shtetet, një numër i madh i shteteve tani më po e lejojnë njerëzit të kthehen edhe pa fletëudhëtime, por sidoqoftë ne jemi të përgatitur që secilit t’i japim fletëudhëtime pa pagesë”, tha mes tjerash Osmani./tv21.tv