Rajoni

Deklarata në Kuvend, Rama: Nuk kam paralajmëruar asnjë non grata

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Twitter tha se nuk ka dhënë asnjë paralajmërim, lidhur me hipotezat e krijuara pas deklaratës së tij në Kuvend se do të ketë një person tjetër ‘non grata’.

Ai shprehet se vetëm ka kujtuar se politika e amerikane nuk duhet të trajtohet si nga ish-kryeministri Sali Berisha, të cilin e quan “non gratën e Tiranës”.

Rama: Nuk kam paralajmëruar asnjë nongrata! Thjesht kam kujtuar se politika e amerikane nuk është muhabet leku, gjize dhe byreku siç e bëjnë nongratat e Tiranës, po qasje strategjike që as varet as ndryshon nga retë në pantallonat e gjelave të katundit tonë politik! Normal që vazhdon.

“Ju presim në 14 maj për të na mundur më keq se ç’na keni mundur gjatë këtyre 9 viteve, suksese në jetë dhe deri atëherë, kujdes se byrektorja vazhdon punën, gjiza ka arritur dhe okllai po shtron brumin tjetër për tavën që pret të hyjë në furrën e rindezur. Personi në fjalë do ta shihni vetë”, tha një ditë më parë Rama në mbyllje të fjalës së tij.