Kurti: Arsenalit të ushtrisë sonë i kemi shtuar edhe dronë Bayraktar TB-2

Shpërndaje

Forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja thanë të hënën se komandanti i KFOR-it e ka autoritetin parësor për hapësirën ajrore mbi Kosovën. Njoftimi u bë një ditë pasi kryeministri i Kosovës Albin Kurti, njoftoi blerjen e dronëve Bayraktar TB-2 nga Turqia.

Njoftimi i plotë:
Arsenalit të ushtrisë sonë i kemi shtuar edhe dronë Bayraktar TB-2 të cilët i kemi blerë si Qeveri nga Turqia! Në dy vjet qeverisje e kemi shtuar për mbi 80% numrin e ushtarëve dhe mbi 100% buxhetin për ushtrinë. Kosova tash është edhe më e sigurt përveçse gjithnjë krenare! Me Komandantin e FSK-së gjenerallejtnant Bashkim Jashari dhe Ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj përgëzuam oficerët që e kanë kryer trajnimin për përdorimin e dronëve.