RajoniTop Lajme

E rëndë në Tiranë, qëllohet me kallashnikov drejt TOP Channel, vritet roja i sigurisë

Shpërndaje

Më datë 27.03.2023, rreth orës 01:00, në Mëzes, në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel.

Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi P. K., 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve).

Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pikat e kontrolleve dhe vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve.

*******

Sulmi me breshëri ndaj TCH, zbardhen pistat ku po heton policia, shkak është bërë…

Nga ngjarja shokuese e vrasjes së rojës në televizionin kombëtar Top Channel, janë zbardhur të tjera detaje tronditëse. Momenti i agresionit nga autorët, roja Pal Kola është gjendur në gabinë ku është kapur nga plumbat e kallashnikovit.

Nga kamerat e sigurisë raportohet se kanë qenë tre persona në makinë. Mjeti Range Rover u gjet më pas i djegur në Golem, brenda të cilit ndodheshin edhe dy kallashnikov.

Burime policore bëjnë me dije se një nga pistat kryesore që po heton policia është ajo e goditjes për shkak të fjalës së lirë.

Si dhe nuk përjashtohet edhe mundësia që ngjarja është shkaktuar si pasojë e një konflikti të mundshëm për shkak të pronësisë.