Janë dhënë çmimet vjetore gazetareske të SHGM-së për vitin 2023
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë i ndau çmimet vjetore gazetareske të SHGM-së. Në këtë manifestim u ndanë tri çmimet kryesore – “Krste Petkov Misirkov” për arritje jetësore, çmimi “Jashar Erebara” për gazetari hulumtuese dhe një çmim për raportim gazetaresk për tema të rëndësisë lokale dhe rajonale, por katër mirënjohje dhe një pllakë për kontribut të veçantë u dhanë edhe për promovimin e gazetarisë hulumtuese profesionale.
Krahas çmimeve të rregullta, Komisioni për antarësim i përbërë nga Sonja Kolevska Delevska, Sreçko Popovski dhe Riad Murati, i ndau edhe çmimin për arritje jetësore Dragan Gjorgovskit, çmimin “Jashar Erebara” për gazetari hulumtuese ia ndanë Laboratorit të Gazetarisë Hulumtuese (IRL), ndërsa çmimi për raportim gazetaresk për tema me rëndësi lokale dhe rajonale shkoi në dorën e Adnan Qailit.
Fituesit e çmimeve të sivjetme të SHGM – së falënderuan për çmimet duke bënë të ditur se nuk do të ndalen këtu, do të vazhdojnë të krijojnë dhe tregojnë histori të vlefshme për publikun.
Anëtarët e Komisionit vendosën që të ndajnë një plaketë për kontribut të veçantë në gazetarinë profesionale për raportimin nga lufta në Ukrainë për Kristina Atovskan dhe katër mirënjohje të tjera për kontribut të veçantë në gazetarinë profesionale hulumtuese për Frosina Dimevskën, Martin Pushevskin, Petar Klincharskin dhe Irena Mulaçkën.
Në fjalimin e tij përshëndetës kryetari SHGM-së Mlladen Çadikovski tha se këtë vit ka pasur një numër të madh të aplikuesve të cilët kanë paraqitur histori vërtet cilësore në secilën kategori:
“Çdo vit kemi numër në rritje të kandidatëve të regjistruar për çmime, gjë që më gëzon jashtëzakonisht shumë sepse është një tregues se ka ende shumë histori të tjera që presin të publikohen dhe tregohen. Është përgjegjësi e madhe të informosh qytetarët, e akoma më e madhe të jesh në shërbim të tyre. Kemi shumë media që jo gjithmonë solidarizohen me njëra-tjetrën, por kjo nuk do të thotë që ne gazetarët dhe punonjësit e medias duhet ta ndjekim atë shembull. Nëse media është e ndarë, gazetarët duhet të jenë të bashkuar”, tha Çadikovski.
Këtë vit janë paraqitur gjithsej 42 storje nga të cilat 18 kanë qenë për çmimin për hulumtime gazetareske për tema me rëndësi lokale dhe rajonale, 17 për çmimin “Jashar Erebara” për gazetari hulumtuese dhe 7 aplikime të tjera për çmimin jetësor.
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë shpreh mirënjohje të madhe për të gjithë gazetarët e interesuar për konkursin e sivjetshëm.