Kasami publikon borxhet ‘astronomike’ të Komunës së Tetovës

Shpërndaje

Transparenca dhe llogaridhënia janë prioritetet tona. Gjatë mandatit tonë 4 vjeçar do të raportojmë në vazhdimësi para qytetarëve.

Qytetarët meritojnë të dinë të vërtetën, qytetarët duhet të dijnë se ku shkojnë paratë e tyre, qytetarët meritojnë te dinë se çfarë ndodh në Komunën e Tetovës. Të dhënat nuk janë aspak të mira, janë tepër shqetësuese.

Dua të njoftoj qytetarët e Tetovës dhe opinionin e gjërë se borxhi i Komunës së Tëtovës kap vlerën totale prej 24,018,222 euro. Borxhi do të qëndroj në sheshin Iliria, ndërsa për borxhin e detajuar i njëjti do të publikohet në webfaqen e komunës.