Lezha “lundron” në ujë/ Përmbyten banesat, banorët mbeten të izoluar. Shikoni pamjet

Shpërndaje

Panorama.al ka siguruar pamjet, ku siç shihet i gjithë “qyteti” lundron në ujë, ndërsa janë përmbytur edhe banesat, kryesisht në katet e para.

Ndërkohë në disa zona banorët kanë mbetur të izoluar.

Nga ana tjetër nënkryetari i Bashkisë Lezhë Ermal Pacaj, në një intervistë për Panorama TV shpjegoi se situata e krijuar në orët e fundit, ka ardhur si pasojë e rënies së një sasie të konsiderueshme të reshjeve të shiut dhe të amortizimit të rrjetit të kullimit të ujërave të bardha në qytet.

Pecaj theksoi se qarkullimi në qytet funksionon, por pamjet e siguruara tregojnë një panoramë tjetër të qytetit.

Situata e përkeqësuar e motit dhe reshjet e dendura të shiut ka detyruar ministrinë e Arsimit të marrë vendimin për të pezulluar mësimin në disa shkolla në vend.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi me anë të një njoftimi thotë se ky vendim u mor për sigurinë e nxënësve dhe shkollat do të qëndrojnë të mbyllura derisa situata të përmirësohet.

Ministrja sqaron se mësimi për orët e humbura do të zëvendësohet në vijim sipas një kalendari të përcaktuar nga DPAP.

SHKOLLAT KU ESHTE PEZULLUAR MESIMI

Shkolla 9-vjeçare “Perlat”, Hamallaj,
Shkolla 9-vjeçare “Met Hasa”, Durrës,
Shkolla 9-vjeçare “Fshati Rinia”, Durrës,
Shkolla e Mesme e Bashkuar “Mehmet Shpendi”, Shalë,
Shkolla 9-vjeçare “Giman”, Shalë,
Shkolla 9-vjeçare “Theth” Shalë,
Shkolla 9-vjecare “Don Prek Ndrevashaj”, Shosh,
Shkolla 9-vjecare “Palaj”, Shosh,
Shkolla Fillore “Nicaj”, Shosh,
Shkolla 9-vjeçare “Kir”, Pult,
Shkolla Fillore “Kasnec”, Pult,
Shkolla Fillore “Pog”, Pult,
Shkolla 9-vjecare “Bruçaj”, Pult,
Shkolla 9-vjecare “Plan”, Pult,
Shkolla Fillore “Maja Thanës”, Pult,
Shkolla 9-vjecare “Xhan”, Pult,
Shkolla Fillore “Azem Hajdari”, Fierzë,
Shkolla 9-vjecare në Lugun e Zi, Tropojë e Vjetër,
Shkolla Mesme e Bashkuar “Oso Dauti”, Llugaj,
Shkolla 9-vjeçare ” Kolec Mekshaj”, Tale,
Shkolla 9-vjeçare “Gryke Lumi”, Shënkoll,
Shkolla e Mesme e Bashkuar “Llesh Nik Daka”, Shënkoll,
Shkolla 9-vjeçare Marash Gjoni”, Rrilë,
Shkolla e Mesme e Bashkuar “Zejmen”, Zejmen,
Shkolla 9-vjeçare “Spiten”, Zejmen,
Shkolla 9-vjeçare “Tresh”, Zejmen,
Shkolla 9-vjeçare “Pllanë”, Zejmen,
Shkolla 9-vjeçare (jopublike) “Effata”, Pllanë,
Shkolla e Mesme e Bashkuar “Frank Bardhi”, Kallmet,
Shkolla 9-vjeçare “Rrabosht”, Kallmet,
Shkolla 9-vjeçare jopublike “Shën Eufemia”, Kallmet,
Shkolla e Mesme e Bashkuar “Ndoc Gjetja”, Ishull Lezhë,
Shkolla 9-vjeçare “At Zef Pllumi”Shëngjin,
Shkolla 9-vjeçare “Fran Ivanaj”, Ishull Shëngjin,
Shkolla e Mesme e Bashkuar “Kalivaç”, Ungrej,
Shkolla e Mesme e Bashkuar “Ungrej”, Ungrej,
Shkolla 9-vjeçare “Gjergj Kastrioti”, Lezhë,
Shkolla 9-vjeçare “Beselidhja”, Lezhë,
Shkolla 9-vjeçare “Gjergj Fishta”, Lezhë,
Shkolla 9-vjeçare “Kosova”, Lezhë,
Shkolla 9-vjeçare “Nënë Tereza”, Lezhë,
Shkolla e mesme profesionale ‘Kolin Gjoka”, Lezhë,
Gjimnazi “Hydajet Lezha”, Lezhë,
Shkolla e Mesme Jopublike “Rrogacionistet”, Lezhë,
Shkolla jopublike “Academi Center”, Lezhë,
Shkolla jopublike 9-vjecare “At Shtjefen Gjecovi”, Lezhë,
Shkolla e Mesme e Bashkuar “Karl Gega”, Balldren,
Shkolla 9-vjecare “Torovicë”, Balldren,
Shkolla 9-vjecare Kakarriq”, Balldren,
Shkolla e Mesme e Bashkuar “Pjetër Zarishti”, Blinisht,
Shkolla 9-vjeçare “Troshan”, Blinisht,
Shkolla e Mesme e Bashkuar “Ndre Mjeda”, Dajç,
Shkolla e Mesme e Bashkuar “Gjovalin Gjadri”, Gjadër,
Shkolla 9-vjecare “Mark Rrozhani”, Mabë,
Shkolla 9-vjeçare “Manati”, Kolsh,
Shkolla 9-vjeçare “Barbullojë e Re”, Kolsh.
Këtë vendim e kemi marrë për sigurinë e nxënësve, deri në përmirësimin e situatës. Ndërkohë, të gjitha strukturat tona janë vazhdimisht në terren dhe bashkitë janë angazhuar për të marrë masat dhe vlerësuar situatën hap pas hapi.

Mësimi për orët e humbura do të zëvendësohet në vijim sipas një kalendari të përcaktuar nga DPAP.

Falënderojmë të gjithë prindërit, nxënësit dhe mësuesit për mirëkuptimin dhe angazhohemi maksimalisht për të bërë ç’është e mundur për rikthimin sa më shpejt në normalitet.