Bastisje në Shkup dhe Gostivar, gjendet drogë (Foto)

Shpërndaje

Me datë 18.01.2023, nëpunës policorë nga SPB Shkup – Njësiti për Trafikim të Kundërligjshëm dhe Departamenti i Policisë Kriministike – Sektori për Trafikim ilegal të Drogave – Njësiti për Trafikim ilegale të Drogave në një aksion të koordinuar kanë bastisur dy lokacione në një banesë të personitZ.N (20) nga Mralino, Shkup.

Gjatë bastisjes u gjetën shtatë pako me marihuanë dhe një pako me fara kanabis.

Personi Z.N. është privuar nga liria dhe mbahet në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim penal përkatës.

****
Bastisje në Senokos të Gostivarit, gjendet drogë, arrestohet një shpërndarës

Sot (19.01.2023) në ora 00:45 në Senokos të Gostivarit, nëpunës policorë nga SPB Tetovë – NJPB Gostivar, nga i njëjti fshat ia kanë hequr lirinë personit I.J.(32).
Gjatë bastisjes të kryer me vendim gjykate në një shtëpi dhe ambiente të tjera ndihmëse ku banon I.J. dhe gjatë kontrollit iu gjetën dhe iu morën tre thasë me pako individuale marihuanë dhe një peshore dixhitale.

Personi është ndaluar në stacionin policor për procedim të mëtejshëm, pas së cilës do të vijojë parashtresa përkatëse.