MaqedoniTop Lajme

Kapet mashtruesja nga Tetova e cila u premtonte viza pune!

Shpërndaje

Zyrtarët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, dje (20-mars) rreth orës 14:15 e kanë privuar nga liria 41-vjeçaren A.A. nga Tetova dhe 26-vjeçaren F.B. nga Sërmnova e Gostivarit.

Tatovarja, e cila kishte qëndruar tek F.B në Gostivar, dyshohet se ka kryer më shumë se 5 mashtrime vitin e kaluar dhe këtë vit në zonën e Gostivarit, Tetovës dhe Shkupit, duke u premtuar rrejshëm të mashtruarve se do t’u siguronte viza pune për Gjermanisë, dhe për këtë gjë ajo kishte kërkuar dhe marrë një kompensim të caktuar monetar. Të dyja janë ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës kundër AA. do të përgaditet parashtresë sipas nenit 247 të Kodit Penal.

Njoftimi i plotë nga policia:

Arrestohen dy persona të gjinisë femërore në Gostaivar, për shkak të dyshimit se kanë kryer më shumë mashtrime

Nëpunës policorë të SPB Tetovë- Njësia e Punëve të Brendshme Gostivar, dje (20.03.2023) rreth orës 14:15 minuta i kanë privuar nga liria A.A. (41) dhe F.B. (26) nga f. Sërbinovë-Gostivar.
Tetovarja, e cila në Gostivar ka qëndruar te F.B., dyshohet se vitin e kaluar dhe këtë vit në rajonin e Gostivarit, Tetovës dhe Shkupit ka kryer mbi pesë mashtrime, duke iu premtuar personave të mashtruar se do t’u sigurojë viza punë për Gjermani, dhe me këtë rast ka kërkuar dhe ka marrë një kompensim të caktuar në të holla.

Të dy personat janë në mbajtje në Stacionin Policor Gostivar për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës kundër A.A. do të parashtrohet kallëzim sipas nenit 247 të Kodit Penal.