Korridori 8 dhe 10D/ Grubi: Erdhi dita e shumëpritur, ditë historike
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi nëpërmes një statusi në rrjetet sociale, ka shkruar se sot është ditë e madhe sepse siç thotë në Komitetin Drejtues dhe më vonë edhe në Qeveri do ta shqyrtojmë raportin e konsulentit mbi negociatat me konzorciumin Bechtel-Enka për ndërtimin e koridorit 8.
Grubi më tej thotë se erdhi edhe dita e shumëpritur.
Reagimi i plotë:
Entuziazëm pune në seancën e sotme të Komitetit Drejtues për Korridorin 8 dhe 10D! Po finalizojmë procedurat e fundit të projektit më të madh dhe më të rëndësishëm infrastrukturor në historinë e vendit!
Në tavolinën e punës kishim raportin e konsultetit tonë për transakcion financiar IRD Engineering mbi rrjedhën e negociatave me konzorciumin Bechtel Enka, të cilin e shqyrtuam dhe njëzëri e miratuam duke i propozuar Qeverisë të miratojë Кontratën për ndërtimin e autostradës bashkëkohore deri në kufirin me Shqipërinë!
Ditë e madhe na pret sot në Komitetin Drejtues dhe më vonë edhe në Qeveri ku do ta shqyrtojmë raportin e konsulentit tonë mbi negociatat me konzorciumin Bechtel-Enka për ndërtimin e koridorit 8 dhe 10-D si dhe propozim kontratën për miratim dhe nënshkrim.
Erdhi edhe dita e shumëpritur