RajoniTop Lajme

Osmani takohet me Dendias, diskutojnë për zhvillimet e fundit në rajon dhe bashkëpunim dypalësh

Shpërndaje

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Jashme të Greqisë, Nikos Dendias.

Osmani përmes një shkrimi në Facebook ka bërë të ditur se me Dendias kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në rajon dhe bashkëpunimin dypalësh.

Njoftimi nga Presidentja Osmani:
Mirëprita sot ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, në vizitën e tij të gjashtë në Republikën e Kosovës.

Diskutuam për përkushtimin tonë të përbashkët për ta forcuar bashkëpunimin dypalësh në mes të Kosovës dhe Greqisë, për procesin e dialogut me Serbinë, si dhe për zhvillimet e fundit në rajon.

Kosova vazhdon të jetë e angazhuar për paqe afatgjate në rajon, forcim të demokracisë dhe integrim të plotë në institucionet euroatlantike.