Begaj takohet me Presidentin e Azerbajxhanit: Në fokus të diskutimeve, energjia dhe rajoni

Shpërndaje

Presidenti Bajram Begaj është takuar me homologun e tij azer, Ilham Aliyev teksa ndodhet në Baku për të marrë pjesë në “Global Baku Forum”. Begaj bën me dije se çështjet që ishin në fokus të diskutimeve ishin energjia dhe rajoni.

“Bisedimet tona u fokusuan tek çështjet e energjisë dhe rajoni, si dhe tek mundësitë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dy palëshe, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe turizmit”, njoftoi Begaj.

Postimi i plotë:

Kënaqësi të takohesha me Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev, në kuadër të “Global Baku Forum”.

Bisedimet tona u fokusuan tek çështjet e energjisë dhe rajoni, si dhe tek mundësitë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dy palëshe, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe turizmit.

Shpreha besimin se fryma e bashkëpunimit dhe e mirëkuptimit që ekziston midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit do të çojë përpara marrëdhënien mes dy vendeve.