Çfarë plani politik sekret fshihet prapa mirënjohjeve për dhjetëra intelektualë shqiptarë!?

Shpërndaje

Kërkojmë publikisht deklarimin e secilit nga këta persona, të etshëm për dukje, famë dhe afirmim personal, si i arsyetojnë veprimet e tyre naive, si kanë rënë në kurthin e këtyre mashtruesve, dhe, ata që e kanë kuptuar këtë lojë, të distancohen publikisht, ose do të mbajnë përgjegjësi për goditjen ndaj historisë së themelimit të këtij Universiteti, si edhe për goditjet që mund të pasojnë në të ardhmen ndaj këtij tempulli të dijes, të cilin ata e kanë konsideruar të shenjtë, edhe kur është pushtuar* disa herë përbrenda nga agjenturat e huaja, nga pushteti dhe partitë politike, për ta përvetësuar këtë kapital kombëtar, i cili i takon vetëm popullit shqiptar dhe askujt tjetër.

Asgjë nuk do të kishte të keqe, nëse drejtuesit e kësaj Shoqate akadmeike për shkencë dhe art, do t’u kishin ndarë mirënjohje këtyre personave, apo kujtdo tjetër, për kontributin e tyre për arsimin, shkencën dhe kulturën, por, ndarja e mirënjohjeve me këtë motivacion ka tjetër kuptim dhe paraqet ndërhyrje flagrante në Universitetin e Tetovës dhe në historikun e tij., me prapavijë të qartë politike, duke ditur se kujt i kanë shërbyer drejtuaesit e kësaj Shoqate akademike në të kaluarën dhe cilave forca politike u shërbejnë sot.

(12 mars 2023)