“Përhajr Zajednica”, PSD aksion ndaj zv.kryeministrit, Besnik Bislimit! (Video)
Aktivistë të Partisë Socialdemokrate e kanë gjuajtur me milkshake dhe me tortë zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.
Në tortë ata e kishin vendosur mbishkrimin ‘Përhajër Zajednica’.
“Përhajër, urime, e gëzofshi”, dëgjohen duke thënë këta aktivistë pasi e kryejnë aktin.
Përderisa kanë përsëritur se ‘Zajednicën’ do ta kundërshtojnë edhe në protestën e 25 marsit, ku do të kërkojnë edhe dorëheqjen e kryeministrit Kurti.
“Tortë e milkshake për “Zajednicën”. E gëzofshin këta që e pranuan! Kurse ne, qytetarët e Kosovës, do ta kundërshtojmë atë e të kërkojmë masivisht dorëheqjen e tyre”.
“Prandaj, protestojmë të shtunën, me 25 mars, në orën 14:00”, thuhet në postim.