Serbët mbushin veturat e Njësisë Speciale me simbole nacionaliste

Shpërndaje

Protestuesit serbë në veri kanë vazhduar t’i shkallavisin veturat e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.

Siç shihet edhe në fotografi, serbët atje kanë ngjyrosur veturat me simbole nacionaliste.

Po ashtu në një automjetë të Njësisë Speciale është shkruar edhe shkronja “Z’, që përdoret si simbol i pushtimit ushtarak në Ukrainë.

Më herët, të njëjtave vetura iu vendos flamuri serb.