Maqedoni

Taravari në Ditën e mësuesit shqiptar: Kujtojmë përpjekjet titanike për shkollën shqipe, kontributin e iluministëve tanë për arsim

Shpërndaje

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët njëherit edhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, sot përmbylli festën e Ditës së arsimit shqip me drekën e përbashkët tradicionale me veteranët e arsimit në Komunën e Gostivarit.

Kryetari Arben Taravari rikujtoi përpjekjet titanike për shkollën shqipe, kontributin mbinjerëzor të iluministëve tanë për arsim, shkencë dhe kulturë.

“Mesazhi i tyre edhe në këtë kohë na jep forcë dhe kurajo që ta çojmë përpara misionin e shenjtë për më shumë dituri dhe dritë. Mësuesve tanë të nderuar dhe të gjithë punonjësve të arsimit, ua uroj festën e 7 Marsit, me dëshirat më të mira për suksese të reja në misionin e tyre të shenjtë, arsimimin dhe edukimin e brezave”, u shpreh kryetari Arben Taravari.

Postimi i plotë:

Siç e do tradita, manifestimet për Ditën e mësuesit shqiptar i përmbyllëm me drekë të përbashkët me veteranët e arsimit në komunën tonë, me të cilët në këtë ditë rikujtojmë përpjekjet titanike për shkollën shqipe, kontributin mbinjerëzor të iluministëve tanë për arsim, shkencë dhe kulturë. Mesazhi i tyre edhe në këtë kohë na jep forcë dhe kurajo që ta çojmë përpara misionin e shenjtë për më shumë dituri dhe dritë.

Mësuesve tanë të nderuar dhe të gjithë punonjësve të arsimit, ua uroj festën e 7 Marsit, me dëshirat më të mira për suksese të reja në misionin e tyre të shenjtë, arsimimin dhe edukimin e brezave!