E diela ditë jo pune! Kuvendi miraton ndryshimet ligjore

Shpërndaje

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot me 62 votë “për” dhe asnjë kundër ka miratuar ndryshimet e Ligjit për Marrëdhënie Pune me të cilat parashikohet që e diela të shpallet ditë jo pune, përcjell TV21. Dispozitat e ligjit duhet të fillojnë të vlejnë nga 1 janari.

“E diela është ditë jo pune është realitet. Qeveria dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale kanë përmbushur premtimin që u kanë dhënë punëtorëve. Nga 1 janari, e diela do të jetë ditë pushimi për 92% të punëtorëve”, deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska.