MaqedoniTop Lajme

Taravari përkujton Epopenë e UÇK-së: Ideali i Komandatit legjendar është jetësuar

Shpërndaje

Në 25 vjetorin e rënies heroike të familjes, Jashari, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, përmes një postimi ka përkujtuar Epopenë e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër forcave okupatore serbe.

Postimi nga Taravari:

25 vite nga rënia heroike e familjes Jashari, të cilët u vranë nga Njësia Speciale e Policisë serbe, sulm ky i tmerrshëm që nuk i kurseu as fëmijët e kësaj familje.

Lufta e tyre e shenjtë për liri dhe pavarësi nuk mund të shprehet me fjalë, ata ranë që sot Kosova të jetë shtet i Pavarur dhe Demokratik! Ata ranë për të mos vdekur kurrë!

Lavdi Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Ata janë gjallë!