U ndalua të shkollohet për shkak të mbulesës, Nuhiu: Shamia e një motrës tonë nuk është përbuzje!
Zv.ministri i arsimit, Agimi Nuhiu sot ka vizituar një shkollë në Koçan, ku nga afër është njoftuar për një problem që ka pasur një nxënëse pë bartjen e shamisë, njofton albazone media.
Njoftimi i plotë nga Nuhiu:
Prindët thanë se Aleynës ju ndalua të vazhdoj mësimin në shkollë për shkak të shamisë në një shkollë të Koçanit!
Shamia e një motrës tonë nuk është përbuzje, por është vlerësim nga gjithkush që vendos ta mbajë!
Aleyna Ismailovska do të vazhdoj të ndjek mësimin në bankat shkollore! Askush nuk mund të jetë mbi ligjin!
Drejtësi dhe dinjitet për të gjithë✌