Ahmeti: Sot hapëm një kapitull të ri zhvillimi, kryefjala e të cilit është një projekt kolosal, një korridor bashkimi mes popujve

Shpërndaje

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, gjatë fjalimit të tij në hedhjen e gurthemelit për korridorin 8 tha se ky projekt është i një rëndësie të veçantë.

Postimi i plotë
Sot hapëm një kapitull të ri zhvillimi, kryefjala e të cilit është një projekt kolosal, një korridor bashkimi mes popujve dhe një shteg i ri përparimi.

Fillojmë të ndërtojmë Korridorin 8 që është padyshim investimi më i madh në historinë e vendit, misioni më madhor që po e jetësojmë duke shkurtuar distancat e qarkullimit dhe bashkëpunimit rajonal, imperativ i kohës për të qenë akoma më afër në sfidat e përbashkëta të zhvillimit dhe integrimit europian.

Uroj proces të mbarë pune dhe falënderoj të gjithë ata që kontribuan për vendosjen e kësaj ëndrre në binarët e realizimit, në veçanti Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përkrahjen e parezervë në të gjitha proceset e deritanishme të këtij projekti me rëndësi jetike për vendin dhe rajonin.