Gjermania ‘rifreskon’ Kartën Blu, çfarë ndryshon për punëtorët që vijnë nga vendet e treta

Shpërndaje

Gjermania ka prezantuar disa ndryshime të reja në Kartën e saj Blu, e cila është një leje qëndrimi në të gjithë Bashkimin Evropian, e krijuar veçanërisht për të tërhequr punëtorë të kualifikuar nga vendet e treta, në fusha ku ka mungesë të fuqisë punëtore në vendet e BE-së.

Qeveria gjermane ka miratuar javën e kaluar disa ndryshime në politikat e saj të imigracionit, në një përpjekje për të tërhequr më shumë punëtorë të huaj, raporton SchengenVisaInfo.com.

Ndryshimet përfshijnë një leje të re qëndrimi për punëkërkues me një vlefshmëri prej tre vjetësh dhe heqjen e disa procedurave burokratike, duke përfshirë këtu krijimin e lehtësirave të reja për marrjen e një karte blu të BE-së në Gjermani.

Pragu i pagës të ulet

Ndër ndryshimet kryesore që do të kalojë rregullorja e këtij dokumenti është se do të ulet pragu i pagave, në mënyrë që më shumë të huaj të vijnë në Gjermani me karton blu të BE-së, edhe në rastet kur u ofrohet një pagë më e ulët se pragu aktual.

Paga minimale për një karton blu gjerman është 56,400 € për momentin. Në të njëjtën kohë, deri tani, ata që dëshironin të transferoheshin në Gjermani sipas këtij legjislacioni, të cilëve u ofrohej një pagë më e ulët, duhej të kërkonin miratimin nga Agjencia Federale Gjermane e Punësimit për t’u pajisur me dokumentin.

“Në profesionet ku vende të lira pune për p.sh. mjekët, inxhinierët, shkencëtarët e natyrës, matematikanët dhe specialistët e IT-së nuk mund të plotësohen për shkak të mungesës së personelit të kualifikuar, aplikantët kanë nevojë për një ofertë pune që siguron të ardhura bruto vjetore në rendin prej vetëm 43,992 €”, shpjegon Zyra e Jashtme Federale.

Deri më sot, ende nuk është zbuluar se sa do të ulet pragu i pagave.

Në vendet e tjera të BE-së, pragu i pagave është shumë më i ulët se në Gjermani. Për shembull, paga mujore në Poloni për mbajtësit e kësaj karte është 15,446 €, 16,700 € në Hungari, 11,408 € në Republikën Çeke dhe 13,776 € në Letoni.

Njohja e gjuhës gjermane nuk është më e detyrueshme

Aplikantëve për një kartë blu nuk do t’u kërkohet më të tregojnë prova se ata kanë zotëruar gjuhën gjermane në një nivel të caktuar.

Më parë, ata që mund të dëshmonin se kanë një nivel B1 të njohurive të gjuhës gjermane, mund të merrnin një leje vendosjeje vetëm pas 21 muajsh qëndrim dhe punë në Gjermani. Ata që kanë njohuri nën këtë nivel mund të marrin një kartë blu të vlefshme për kohëzgjatjen e kontratës së tyre të punës dhe tre muaj shtesë përtej kësaj.

Duhet të shkurtohet kohëzgjatja e përvojës profesionale

Deri më tani, ata që dëshironin të punonin në Gjermani me kartë blu duhej të tregonin prova se kishin përvojën e nevojshme në sektorin për të cilin iu ofrua një punë në Gjermani.

Tani, mjafton të kesh një diplomë në një sektor të caktuar për të aplikuar për një leje të tillë.

“Përveç kësaj, do të krijohet një prag i ulët i pagës minimale për fillestarët e punës me diplomë akademike. Kjo e bën më të lehtë fillimin e punës për profesionistët e rinj”, shënon projektligji për ndryshimet, që do të thotë se për këtë për këtë kategori personash, kërkesa për pagë minimale do të jetë edhe më e ulët se për ata që kanë përvojë.

Ndryshimi i punëdhënësve dhe lehtësimi i familjes

Një tjetër lehtësim që do të krijohet me Kartën Blu të përditësuar, është duke bërë të mundur që shtetasit jo-BE që punojnë në Gjermani me një kartë të tillë të ndryshojnë punëdhënës brenda Gjermanisë, por edhe për ata që kanë një kartë blu të lëshuar nga një vend tjetër i BE-së.

“Për mbajtësit e një karte blu të BE-së, ndryshimi i punëdhënësve do të thjeshtohet dhe do të krijohen rregullore për mbajtësit e një karte blu të BE-së të lëshuar nga një shtet tjetër anëtar i BE-së për ushtrimin e lëvizshmërisë afatshkurtër dhe afatgjatë brenda BE-së në Republikën Federale. të Gjermanisë”, thuhet në projektligj.

Në të njëjtën kohë, do të bëhet më e lehtë për të sjellë anëtarët e familjes në Gjermani me një kartë blu të BE-së, megjithëse më shumë detaje në këtë drejtim mbeten për t’u zbuluar në të ardhmen e afërt.