Korridoret 8 dhe 10-D, tensione në Kuvend për ligjet
Tension dhe ngritje të zërave në seancën e Komisionit për Punë dhe Politikë Sociale ku po shqyrtohen ndryshimet për Ligjin për Marrëdhënie Pune si pasojë e marrëveshjes me kompanitë për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10-D.
Përfaqësuesit e partive opozitare në këtë komision nuk lejojnë që rendi i ditës të vendoset në votim pasi që sipas tyre, kryetari aktual i komisionit Elmi Aziri nuk ka të drejtë të jetë në atë pozitë pasi e njëjta i takon opozitës dhe kërkuan që deri në emërimin e kryetarit të ri, atë ta zëvendësojë deputetja e VMRO-së, Rashella Mizrahi.
Përveç kësaj ata konsiderojnë se seanca nuk ka lëndë për shqyrtim pasi që propozim ndryshimet të cilat do të ju mundësonin punëtorëve të punojnë nga 60 orë në javë janë antikushtetuese dhe në kundërshtim me të drejtat themelore të punëtorëve./alsat