Prej sonte një orë më shumë gjumë! Pas mesnatës fillon llogaritja dimërore e kohës

Shpërndaje

Një orë më shumë gjumë. Kjo për shkak se akrepat e orës do të kthehen një orë mbrapa.

Më saktësisht, sonte në tre të mëngjesit, nga ora 3, akrepat do të shkojnë në orën 2.

Kështu fillon edhe llogaritja dimërore e kohës për këtë vit.

E veçanta për vendin është se ndryshimi i kohës ndodh në natën e rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale.

Përveç tek ne, llogaritjen dimërore të kohës do ta bëjë edhe pjesa më e madhe e kontinentit evropian, përveç në Islandës, Rusisë dhe Bjellorusisë.

Parlamenti Evropian më 4 mars të vitit 2019 votoi për heqjen e ndryshimit sezonal të kohës nga viti 2021. Atë kohë, presidenti i komisionit evropian, Zhan Klod Junker, tha se vendet anëtare duhet vetë të vendosin për ndyshimin e orës.

“Në 2019-tën evropianët nuk e mbështesin kur ligji i BE-së u dikton se duhet ta ndryshojnë orën dy herë në vit. Ndryshimi i orës duhet të ndalojë! Vendet anëtare duhet vetë të vendosin kur qytetarët e tyre jetojnë në orë të verës apo të dimrit”, tha Jean Claude Juncker – kryetar i Komisionit Evropian (2019).

Megjithatë Këshilli i BE-së ende nuk ka sjell vendim përfundimtar, ndaj nuk është plotësisht e sigurt se kjo do të jetë ndryshimi i fundit në BE.

Ndryshimi sezonal i kohës, përveç në Evropë, zbatohet edhe në shumë vende të Amerikës Veriore dhe Qendrore, si dhe në shumë vende të tjera të botës. Koha nuk ndryshon në Japoni, Kinë, Korenë e Jugut e as në vendet e kontinentit afrikan.

Llogaritja dimërore e kohës fillon çdo fundjavë të fundit në muajin tetor dhe zgjatë deri në fundjavën e fundit në mars të vitit të ardhshëm, kur sërish vjen llogaritja verore e kohës.