Zaev jep dorëheqje nga pozita e kryeministrit dhe kryetarit të LSDM-së

Shpërndaje

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ka dhënë dorëheqjen sot.

Ai dha dorëheqjen si kryeministër dhe si kryetar i partisë në garë Lidhja Socialiste Demokrate.

Ky vendim erdhi pas humbjes së madhe në zgjedhjet lokale të mbajtura sot, ku me më shumë vota doli opozita.

“I përgëzoj kundërshtarët tanë për fitoren në këto zgjedhje. Unë marr përgjegjësinë për këtë humbje politike, përfshirë edhe rezultatet e këtyre zgjedhjeve. Jap dorëheqjen si kryeministër dhe kryetar i LSDM-së”, tha Zaev.

“Do të qëndroj ende këtu për aq kohë sa të jetë e nevojshme, për të ndihmuar në riorganizimin e qeverisë së re me një shumicë progresive, e cila ka ekziston dhe mund të rritet. “Unë si person jam pjesë e LSDM-së dhe mbetem në vijën e parë si anëtar i LSDM-së dhe pjesë e popullit tonë”, ka shtuar ai.