Visar Ganiu: Urime Çairi im, fitoren e kemi të përbashkët

Shpërndaje

Kandidat i Bashkimit Demokratik për Integrim, Visar Ganiu pas fitores në facebok profilin e tij, ka falemnderuar votuesit për besimin e dhënë ndaj tij.

“Qytetarë të Çairit, urime fitorja e thellë që e arritëm bashkarisht sonte.
Fitorja ka vetëm një emër e ai emër është demokracia.
Ju ftoj së bashku të jemi partner dhe të udhëheqim Çairin, ashtu siç e kemi udhëhequr deri tani, sepse Çairi është krenaria jonë e përbashkët.
Kjo fitore e jona ka një burim nga i cili erdhi e gjith fuqia e ai është Ali Ahmeti, bashkë me aktivistët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Degën e BDI-Çair me në krye Izet Mexhitin, Forumin e Gruas të BDI-së Çair, Forumin Rinor të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe të gjitha këshillat vendorë, për të cilët kamë një falënderim dhe përulje të pafund. FALEMINDERIT NGA ❤
Vazhdojmë me forca të reja, energji plot dhe bashkë me Ju edhe për katër vite tjera me plot punë, projekte e të mira për Çairin tonë.
Ngelem kryetarë i të gjithë qytetarëve, kurse ju ngeleni forca e fitores time dhe angazhimit tim për të ardhmen!”,
 ka shkruar, Ganiu.