Bërvenicën e humbasin shqiptarët, fiton kandidati i VMRO-DPMNE-së

Shpërndaje

Komuna e Bërvenicës nuk është më në listën e komunave që do të udhëhiqet nga shqiptarët.

Për 36 vota dallim, këtë komunë në katër vitet e ardhshme do ta udhëheqë partia maqedonase, VMRO-DPMNE me Jovica Ilievskin.

Sot në garë ishte edhe kandidati i pavarur shqiptar, Enver Pajaziti.

Por, në rreth të parë kandidatë kishin edhe parti të tjera shqiptare, kjo për shkak se nuk arritën të kenë një ujdi për një kandidat të përbashkët shqiptar për këtë komunë.

https://rezultati.sec.mk/sq/mayr/r/5