Lazim Destani merr pjesë në ceremoninë e vënies së gur-themelit të ‘Korridorit 8’ në Tetovë

Shpërndaje

Biznesmeni dhe filantropi i njohur shqiptar Lazim Destani me ftesë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, sot ka marr pjesë në ceremoninë e vënies së gur-themelit të Korridorit 8 që u mbajt në Tetovë.

Postimi i plotë:
I ftuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, sot pata nderin të marr pjesë në ceremoninë e vënies së gur-themelit të Korridorit 8 që u mbajt në Tetovë.

Në këtë ngjarje, ku dita e sotme u quajt historike, morën pjesë autoritete qeveritare nga tre vendet e rajonit që i përshkon ky Korridor, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria.
Realizimi i këtij investimi kapital për modernizimin e infrastrukturës rrugore që lidh Detin Adriatik me Detin e Zi, që lidh portet shqiptare të Durrësit e të Vlorës me portet bullgare të Varnas dhe Burgasit, do të mundësojë rritjen e zhvillimit ekonomik, kushte më të mira për zhvillim biznesi, por edhe jetë më cilësore dhe lidhje me Korridoret kryesore europiane.

Me përfshirjen e Korridorit 8 në rrjetin TEN-T (Rrjeti Trans-Europian i Transportit), për herë të parë infrastruktura e Ballkanit Perëndimor është pjesë integrale e korridoreve europiane.
Krahas të mirave që i sjell gjithë rajonit, për trojet tona Korridori 8 është me rëndësi strategjike. Qarkullimi i lehtë dhe i shpejtë i njërëzve dhe mallrave në masë të madhe do ta bëjë ndryshimin e ritmit të zhvillimit ekonomik, shoqëror e të gjithmbarshëm të vendeve tona.

Për zhvillimin e një vendi, autostradat janë si arteriet për trupin e njeriut.