RajoniTop Lajme

Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi, vetëdeklarohen të pafajshëm

Shpërndaje

Palët u pajtuan që të mos lexohen aktakuzat në tërësi, pasi ato tashmë janë të njohura meqë janë publikuar kohë më parë.

Për këtë arsye, prokurorja vetëm lexoi pikat e aktakuzës dhe disa ndryshime të tjera që janë bërë në të.

Edhe një herë kryetari i trupit gjykues pyeti një nga një të akuzuarit nëse i kuptojnë pikat e aktakuzës dhe kërkoi që të vetëdeklarohen ënse ndjehën të fajshëm ose të pafajshëm.

“ E kuptoj aktakzën dhe jam plotësisht i pafajshëm”, deklaroi Hashim Thaçi.

Me pyetjen e njëjtë u pyet edhe Kadri Veseli. “ Shpreh paknaqësinë time për fillimin e këtij procesi gjyqësor me vonesë prej dy vjet e gjysmë”, tha fillimisht Veseli. “E konfirmoj dhe e kuptoj aktakzuën dhe jam tërësisht i pafajshëm”.

Të vetëdeklarohet iu kërkua edhe Rexhep Selimit. ”E them edhe një herë se jam i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës”, tha ai.

Për vetëdeklarim u pyet edhe Jakup Krasniqi. “E kam të vështirë të kuptoj këtë aktakuzë sepse nuk kam asnjë lidhje me këtë aktakuzë”, tha fillimisht Krasniqi.

“E kuptoj aktakzuën kështu siç është, por nuk mbaj asnjë përgjegjësi për të cilën flet aktakuza”, u shpreh Krasniqi. “Jam plotësisht i pafajshëm”.

Më pas, të akuzuarit u njoftuan për të drejtat dhe detyrimet e tyre.

Nis procesi gjyqësor ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Ka filluar seanca gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Në fillim është duke u konstatuar nëse të gjitha palët janë prezent. Në sallën e gjykatës janë të pranishëm edhe katër të akuzuarit, së bashkum me avokatët e tyre.

Në këto momente është duke u shqyrtuar një mocion urgjent i mbrojtjes së Hashim Thaçit i cili kërkon që disa intervista, të tij dhe Rexhep Selimit, të mos përfshhen për shkak se ato nuk kanë qenë në aktakuzën fillestare.

Përveç kësaj, mbrojtja arsyeton se për një javë nuk ka mundur të shyrtojë këto intervista.

Sot fillon gjykimi ndaj i ish-udhëheqësve të UÇK-së

Sot (e hënë) në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) me seli në Hagë, fillon procesi gjyqësor kundër ish presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe tre ish zyrtarëve të tjerë të Kosovës, nën akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Dhomat e Specializuara të Kosovës, njoftojnë se më 3 prill 2023, do të hapet gjykimi kundër Hashim Thaçi dhe të akuzuarve të tjerë.

“Është planifikuar që deklaratat hyrëse të mbahen më 3, 4 dhe 5 prill, duke filluar prej orës 9:00 të mëngjesit. Seancat gjyqësore mund të përcillen në tri gjuhët e gjykatës, shqipe, serbishte dhe anglishte përmes funksionit të transmetimit në faqen e DHSK-së në internet, me një vonesë 45-minutëshe”, thuhet në komunikatën e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Aktakuza fillestare kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020, dhe u ndryshua më 3 shtator 2021, 29 prill 2022, dhe 30 shtator 2022. Versioni me më pak redaktime i Aktakuzës u dorëzua më 27 shkurt 2023. Kjo është aktualisht aktakuza në fuqi në këtë çështje gjyqësore.

Sipas njoftimit në Aktakuzë parashtrohet se krimet për të cilat janë ngritur akuzat u kryen së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 dhe ndodhën në disa vende në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë e Veriut.

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po qëndrojnë në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-ës, ka shprehur shqetësimin lidhur me kohëzgjatjen e prokurorisë, e cila ka paraparë 700 orë për çështjen e saj.

Nga mbrojtësit gjatë procesit përgatitor janë dëgjuar edhe ankesa se prokuroria nuk ka paraqitur asnjë argument për trafikim organesh të serbëve, që ishte edhe një nga argumentet për themelimin e Gjykatës.

Kjo Gjykatë është themeluar pas pohimeve në raportin e ish-eurodeputetit nga Zvicra Dick Marty, se pjesëtarët e UÇK dhe krerët e ish-UÇK janë të përfshirë në trafikim organesh të serbëve. Në aktakuzën ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit nuk ka asnjë akuzë për trafikim organesh. Ndërsa Dick Marty vitin e kaluar pohonte se “është i rrezikuar nga vrasja e mundshme e shërbimeve serbe”.

Vjeshtën e vitit të kaluar Shqipëria i kërkoi Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që të rishqyrtojë rezolutën e mbështetur në raportin zotit Marty. Kryeministri shqiptar Edi Rama tha në tetor para Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës se spastrimi etnik i Milosheviçit në Kosovë shkaktoi mijëra të vrarë e të zhdukur dhe qindra mijëra të shpërngulur.

Përndryshe dje në Prishtinë, platforma “Liria ka emër”, organizoi Marsh qytetar dhe solidarizues në mbështetje të luftës së drejt të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre në Hagë.

Në marsh morën pjesë mijëra qytetarë nga qytetet e Kosovës, nga Shqipëria dhe hapësira të tjera të viseve ku banojnë shqiptarët.

Radio Televizioni i Kosovës (RTK), ka dërguar ekip special, ku nga afër do të raportojë për zhvillimet rreth fillimit të gjyqit në Hagë.