Ky është tetovari që plagosi gruan serbe dhe më pas u vetëvra, gjithçka ndodhi në sy të policisë

Shpërndaje

Sipas mediave serbe J.V. (30), e cila u qëllua me armë zjarri mbrëmë në pikëpagesën e Preshevës, u plagos para syve të policëve të komunikacionit, të cilët e kishin ndaluar atë dhe partnerin e saj I.B. (52) u ndal për shkelje komunikacioni.

Teksa polici po i jepte gjobë , vajza ka shfrytëzuar rastin të zbresë nga makina dhe ka nisur të vrapojë. Në atë moment ai ka marrë një pistoletë dhe e ka goditur me dy plumba, njëri prej të cilëve e ka qëlluar gruan në shpinë dhe tjetri në qafë. Pas kësaj, burri e ka qëlluar veten në kokë – sqarojnë mediat serbe.

Gjatë natës, gruaja u transferua në spitalin e Nishit dhe iu nënshtrua një operacioni.

Detaje të reja nga gjakderdhja në Preshevë, i vetëvrari është nga Tetova

Detaje të reja nga gjakderdhja në Preshevë: Policët ndaluan veturën për të kontrollë, gruaja ka shfrytëzuar rastin të hidhet nga makina dhe ka ikur, por sulmuesi e ka ndjekur

Ngjarja e përgjakshme në Preshevë, kur një burrë tentoi të vriste një grua dhe më pas kreu vetëvrasje, i ka paraprirë një dramë, pasi një patrullë policore të enjten mbrëma ndaloi një veturë , pranë kabinës së pagesës në Preshevë informonTetovasot. Sipas informacioneve nga hetimi, në sediljen e pasagjerit ka qenë një grua J.V. (30). Pas dhënies së urdhërit për kundërvajtje shoferit, gruaja ka dalë nga vetura dhe ka filluar të vrapojë në drejtim të Bujanocit, në veri të rrugës së pagesës, dhe pas saj ka vrapuar B.I. dhe ka qëlluar tre plumba nga një pistoletë në drejtim të saj përcjellë Tetovasot

Gruaja e plagosur ka rënë në rrugë dhe sulmuesi është larguar në drejtim të fshatit Zhujince. Pas një kërkimi të shkurtër të policisë për sulmuesin, ai është rikthyer në vendngjarje dhe ka qëlluar veten në kokë në afërsi të makinës, duke u vetëvrarë. Një autoambulancë nga Presheva e ka transportuar gruan e plagosur në QK Vranjë, ku ndodhet në gjendje të rëndë. Gjatë natës gruaja është transferuar në QKUK Nish dhe i është nënshtruar një operacioni. Sipas informacioneve, gruaja është nga Vrnjaçka Banja, por e lindur në Zvicër. Për momentin nuk ka të dhëna të sakta se çfarë raporti kishte ajo me njeriun që e plagosi, përcjell “Blic”. Kujtojmë se personi (52) që ka qëlluar është shtetas i Maqedonisë me nacionalitet shqiptar nga Tetova. Një shtetas i Maqedonisë fillimisht ka plagosur me armë zjarri një grua, e më pas ka qëlluar edhe veten. Ai u nënshtrua plagëve të marra dhe të shtënave u ka paraprirë një debat. Nuk dihen motivet e tentativës për vrasje dhe vetëvrasje.