Nga sot ndryshon mënyra e pagesave në banka: Çfarë duhet të dinë qytetarët dhe bizneset?
Për qëllimin e pagesave vendore në denarë, nga sot përdoren kode me katër karaktere, të harmonizuara me standardin ndërkombëtar ISO 20022. Qytetarët dhe kompanitë që kanë përgatitur paraprakisht urdhërpagesa për t’u ekzekutuar sot ose në ditët në vijim, duhet të kontrollojnë nëse është shënuar kodi i ri përkatës.
Për transaksionet në valutë të huaj dhe për pagesat në denarë ku përfshihet një jorezident, vazhdojnë të përdoren kodet përkatëse treshifrore për pagesat me jashtë.Kompanitë që dërgojnë urdhërpagesa në mënyrë automatike ose përmes programeve të kontabilitetit duhet të kontrollojnë nëse sistemet e tyre i mbështesin formatet e reja.Sipas Shoqatës Bankare të Maqedonisë, këto ndryshime janë pjesë e procesit të modernizimit të sistemit vendor të pagesave.

