MaqedoniTop Lajme

Vitin e kaluar, qytetarët kanë blerë online në vlerë prej 550 milion euro

Shpërndaje

Gjatë vitit 2022 vlera e përgjithshme e transakcioneve të realizuara për blerje në internet është rreth 550 milion euro dhe krahasuar me vitin 2021 është shënuar rritje prej 25 për qind. Nga Asociacioni për tregti elektronike thonë se këto shifra i përfshijnë vetëm transakcionet e realizuara me kartelë dhe jo blerjet që pagesa bëhet pas pranimit të porosisë.

“Tani nëse e shohim këtë 550 milion euro, bëhet fjalë për rritje prej 25 përqind, krahasuar me vitin 2021. Pra vlera e përgjithshme e transakcioneve të realizuara online. Sa i përket vlerës së transakcioneve të realizuara ndaj tregtarëve të brendshme ose sa është blerë nga tregtarët vendorë, nga qytetarë vendas apo të huaj, vërejmë se ka rritje prej 18 përqind ose gjithësej 394 milion euro nga gjithësej këto 550. Poashtu rritje tek numri i transaksioneve online vërehet rritje prej 14 përqind, nëse e shohim se rritja e numrit të transakcioneve nuk është aq i madh krahasuar me vlerën, kjo tregon se rritet vlera mesatare e transaksioneve të bëra online”, tha Nina Angelovska, Asociacioni për tregti elektronike.

Angelovska thotë se qytetarët duhet të kenë kujdes me tregtinë ilegale, të lexojnë rekomandimet, respektivisht të verifikojnë nëse janë verifikuar si tregtarë elektronik.

“ Sipas të dhënave janë vërejtur 269 pika të reja të shitjes në internet, me çka vijmë deri në rreth 1900 pika shitjeje interneti…. Sikurse rritet tregtia online legale, ashtu rritet edhe tregtia gri në internet. Qytetarët kur blejnë nga pikat e shitjeve online të regjistruara, dijnë se ajo është legale, marrin faturë, ose vërtetim për porosi online, ose faturë online kur e realizojnë transakcionin dhe ajo i ruan në pajtueshmëri me rregulloret pozitive ligjore”, shtoi ajo.

Qytetarët më së shumti preferojnë të blejnë fizikisht, por kishte edhe nga ata që disa gjëra mund t’i porosisin online.

“Përdor por shumë rrallë, sipas moshës, kur ka nevoj përdor njeri, kur s’ka nevoj nuk përdor (A keni blerë ndonjëherë diçka prej internetit) Nuk kam blerë, nuk mundem, duhet të kesh pak shkathtësi të gjendesh për një gjë të atillë”, u shpreh një qytetar.

“Garderobë, libra… Mund të verifikohet, ju mund të shihni komentet, gjithmonë mund të kontrolloni legjitimitetin e faqes dhe më pas të vendosni”, tha një qytetare.

“Shoqja ime ka pasur problem, ka paguar për udhëtim, ajo është stjuardese dhe në Austri ka shkuar në destinacion ku nuk ka ekzistuar ndërtesë”, theksoi një qytetare tjetër.

Disa nga ankesat më të shpeshta që qytetarët i bëjnë lidhur me shitësit e paregjistruar janë produktet me cilësi të dyshimtë, dërgim të porosive pa fatura fiskale, dërgesa me vonesë dhe të ngjashme.