Maqedoni

Ahmeti dhe Grubi apelojnë për qetësim të situatës në veri të Kosovës dhe vazhdim të dialogut

Shpërndaje

Kryetari i BDI Ali Ahmeti sot ka bërë thirrje për qetësim të situatës në veri të Republikës së Kosovës dhe rikthim të palëve në vazhdim të dialogut.

Me shqetësim po përcjell situatën në Veri të Kosovës dhe dënoj ashpër sulmin ndaj forcave paqeruajtëse të KFOR-it nga ana e protestuesve të dhunshëm.

Apeloj për deeskalim të situatës, rikthim të dialogut mbi parimin e njohjes së ndërsjellë dhe konform qëndrimeve të faktorit ndërkombëtar.

Integriteti dhe sovraniteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacënueshëm dhe realitet i pakthyeshëm, andaj kërkoj nga autoritetet e Kosovës të vazhdojnë koordinimin me partnerët tanë strategjik, Europën dhe SHBA-të.

Zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi sot ka bërë thirrje për qetësim të situatës në veri të Kosovës duke bërë thirrje që autoritetet atje të kordinohen me BE dhe SHBA.

Situata në Veri të Kosovës ka ngjallur këto ditë shqetësim të madh ndër ne dhe te mbarë faktori ndërkombëtar.

Dënoj ashpër protestat e dhunshme dhe sulmin ndaj forcave të KFOR-it duke apeluar për rikthim të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në frymën e marrëveshjeve të Brukselit dhe të Ohrit.

Ftoj autoritetet e Kosovës të vazhdojnë koordinimin me përfaqësuesit e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aleatët tanë të përhershëm, duke pasur gjithmonë në mendje se pavarësia dhe integriteti territorial i Kosovës është realitet i pakthyeshëm dhe zgjidhja e vetme është njohja reciproke midis Kosovës dhe Serbisë.