Besimi: Nuk janë rritur vetëm rrogat e ministrave, por janë 1060 funksionarë që përfitojnë nga rritja

Shpërndaje

1060 funksionarë shtetërorë kanë përfituar dhe vazhdojnë të përfitojnë nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të hequr nenin që ngrinte pagat, të vendosur para rreth 10 viteve. Me këtë, funksionarët marrin paga për 78% më të larta.

Këtë numër e përmendi sonte në Klan Debat, Ministri i Financave, Fatmir Besimi.

“Nuk bëhet fjalë për politikë të qeverisë për rritje të pagave për funksionarët dhe me të drejtë qytetarët kërkojnë llogari e sqarime. Këtu nuk janë vetëm ministrat dhe deputetët. këtu janë kryetarë komunash, këshilltarë të komunave, drejtorë, funksionarë të emëruar, të zgjedhur dhe janë gjithashtu të gjithë gjykatësit e prokurorët. Numri arrin në afër 1060 funksionarë në nivel të shtetit”, tha mes tjerash Besimi./KlanMacedonia