BotaTop Lajme

‘Bye, bye, bye, Kemal’, Erdogan falënderon turmat përpara fitores së afërt presidenciale

Shpërndaje

Recep Tayyip Erdogan i është drejtuar turmave për herë të parë, duke falënderuar njerëzit që “na dhanë përgjegjësinë për të udhëhequr për pesë vitet e ardhshme”.

Ky fjalim është i papritur, por ai filloi duke kënduar me turmën, një shenjë e humorit të tij të mirë.

“Dashtë Zoti, do të jem i denjë për besimin tuaj ashtu siç kam qenë në 21 vitet e fundit”, citohet të ketë thënë ai.

“Jemi bashkë jo deri të dielën por deri në varr”.

“E kisha thënë edhe para zgjedhjeve se kjo dashuri nuk mbaron këtu”.

Më pas shtoi: “Bye, bye, bye Kemal”.

Ai thotë se fitorja ka “hapur një derë për një shekull të ri turk”.

Deklaratat e tij vijnë në kohën kur rezultatet e mediave në Turqi e nxjerrin atë fitues të garës së balotazhit për president të Turqisë.