Grubi: Ligjet për Korridorin 8 dhe 10d do të propozohen në Kuvend me flamur europian
Zëvëndëskryeminsitri i parë, Artan Grubi bëri të ditur se ligjet për korridorin 8 dhe 10d do të kalojnë me flamur europian,pasi projekti në fjalë është pjeë e hartës së korridoreve europiane.
“Duke pasur parasysh pengimin dhe neglizhencën e dukshme të ligjeve nga opozita, duke pasur parasysh interesat e qytetarëve për ndërtimin e shpejtë, të lirë dhe cilësor të autostradave, qeveria në seancën e sotme miratoi 7 propozim-ligjet që do t’i dorëzojë tek deputetët. Duke pasur parasysh faktin se BE-ja e ka shtuar në hartën e korridoreve evropiane dhe të korridorit 8 si dhe rëndësinë gjeostrategjike të tij dhe se këto ligje janë debatuar për një kohë të gjatë në kuvend, në qeveri dhe në publik, vendoset që ligjet të propozohen me flamur europian. Kërkojmë nga deputetët të anulojnë bllokadën dhe të mos vendosin mbi 150 milionë euro harxhime shtesë për qytetarët dhe të mos kërcënojnë projekte kombëtare dhe strategjike vetëm për të bërë një agjendë politike ditore. Duhet të vendosin, nëse do të ndërtohet më shpejt dhe më lirë apo më ngadalë dhe më shrenjtë”, deklaroi Grubi.