Kovaçevski-Geer: Vazhdojmë në rrugën evropiane me mbështetje të fortë nga BE-ja
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot ka zhvilluar takim kokë më kokë me shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në vend, David Geer.
Në fokus të takimit ishte procesi i integrimeve evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe zhvillimet dhe sfidat aktuale.
Në takim u theksua rëndësia e progresit të integrimeve evropiane, e cila, siç u vlerësua, do të ndikojë pozitivisht në cilësinë e jetës së qytetarëve, si dhe në të gjitha sferat e shoqërisë.
Në këtë drejtim, u theksua se procesi i skriningut zhvillohet sipas dinamikës së paraparë dhe kalendarit që është vendosur bashkërisht mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian. Ambasadori evropian Gir konfirmoi mbështetjen e fuqishme për procesin e integrimit evropian të vendit.
Bashkë u tha se në kushtet e trazirave gjeopolitike, anëtarësimi i plotë i vendit në Bashkimin Evropian është i një rëndësie vendimtare.
Në të njëjtën kohë, kryeministri Kovaçevski në takim theksoi se vazhdimi i rrugës evropiane është një mundësi historike që duhet shfrytëzuar tani.
Në takimin me ambasadorin evropian Gir, Kryeministri theksoi se anëtarësimi i plotë në BE deri në vitin 2030 është një synim ambicioz por i arritshëm, për të cilin kemi mbështetjen edhe të partnerëve tanë strategjikë.