RajoniTop Lajme

Kurti për CNN: Po punojmë ngushtë me ndërkombëtarët, por Kosovën nuk e dorëzojmë tek milicia fashiste

Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti iu është refuruar protestuesve serbë si milicia fashiste, të cilëve nuk do ua dorëzojë Kosovën.

Në një intervistë për CNN Internacion, Kurti ka përforcuar qëndrimin e tij lidhur me vendosjen e krerëve të zgjedhur në godinat komunale në 4 zonat me shumicë serbe, duke nënvizuar se ata kanë dalë nga një proces i rregullt zgjedhor, i cili është njohur dhe nga faktorët ndërkombëtarë.

Ndonëse thekson se po punon ngushtë me aleatët ndërkombëtarë, Kurti shton se numri i forcave policore duhet të rritet, kjo referuar situatës së krijuar nga protestat e qytetarëve serbë në veri.

“Të gjithë faktorët ndërkombëtarë i kanë njohur zgjedhjet që janë mbajtur më 23 prill. Kur e njeh procesin dhe rezultatet, atëherë kryetarët duhet të shkojnë në komuna. Kush tjetër duhet të jetë aty, nëse jo kryetarët. Po punojmë ngushtë me faktorët ndërkombëtarë, veçanërisht me SHBA-në e BE-në, që i konsiderojmë aleatë shumë të vlefshëm, e partnerë. Do të bëjmë më të mirën. Por, nuk do ta dorëzojë Republikën demokratike te milicia fashiste”, tha Kurti. “Policia duhet të jetë si në çdo komunë tjerë e pranishme edhe në komunat veriore. Nuk mund të kem vetëm një numër të policëve jashtë (ndërtesave të komunave) të cilët duhet të zbatojnë ligjin dhe të krijojnë siguri, kur ka numër të madh të shtuar të grupeve kriminale dhe strukturave paralele të Serbisë në atë zonë”, shton ai.

Nga ana tjetër, Kurti ka nënvizuar se në mesin e qytetarëve serbë që protestojnë në komunat në veri të vendit ka edhe anëtarë të bandave kriminale, të ciliët sipas tij janë ultranaciolistë që paguhen nga Beogradi dhe admirojnë presidentin rus, Vladimir Putin.

“Nuk kemi të bëjmë me protestues paqësor, por me banda kriminele, ekstremistë, ultranacionalistë të krahut të djathtë, që po paguhen e urdhërohen nga Beogradi, e të cilët admirojnë Putinin. Është milici fashite, që sulmoi policët tanë, KFOR-in, e po ashtu gazetarët në terren. Nuk është e mundur të mos kesh kryetarë në komuna. Pushteti në Kosovë nuk fitohet me shok-bomba, krime, dhunë, por fitohet me zgjedhje”, tha Kurti.

Sipas Kurtit, akuzat e tij janë të dokumentuara dhe në radhët e protestuesve shfaqen dhe ato që ai përmend si të paguar nga Beogradi.

Nga ana tjetër, aleatët e kahershëm të Kosovës kanë bërë thirrje për një hap pas të qeverisë së Kurtit deri në shtensionim të situatës.

Krahas thirrjeve nuk kanë munguar as hapat e ndërmarra për “mosbindjen” e Kurtit, ndaj këtë të martë Kosova u pezullua nga “Defender Europe 2023”.