Kasami: 20 përqindëshi, kusht për ndryshimet kushtetuese

Shpërndaje

Lëvizja Besa nuk garanton se do votojë ndryshimet kushtetuese nëse nuk ka propozim që të zëvendësohet 20 përqindëshi me gjuhën shqipe. Kreu I kësaj partie Bilall Kasami, gjithashtu thekson se me Grupin e Zjarrit” ndjen me shume sinqeritet se sa ka pas me vite me Aleancën për Shqiptaret. Këto deklarata Kasami i bëri në kuadër të Programit 200 që transmetohet sonte në ora 22.20 në Alsat.

“Lëvizja Besa nuk garanton që do të përkrahë ndryshime kushtetuese ku nuk është i përfshirë edhe 20%-shi. Mendoj se më i qartë nuk mund të jem. Nuk kam patur një takim me përfaqësues ndërkombëtar që kanë kundërshtuar kërkesën tonë që të futet në procedurë edhe 20%” u shpreh Kasami.