“Mati do të kthehet në destinacion turistik”, Rama: Mos tentoni të ktheni atë që i ka humb emri
Kryeministri Edi Rama është ditën e sotme në qarkun e Dibrës dhe takimi i parë ka qenë në Bashkinë e Matit, ku ka prezantuar kandidatin e PS, Agron Malaj.
Rama tha se edhe Mati, si të gjithë bashkitë e tjera do të bëhet një vend turistik, ku do të ketë më shumë punë dhe më shumë të ardhura.
Ai tha se PS kërkon votën në këtë bashki, për një qytet të pastër, për një qytet me rrugë të shtruara dhe të ndriçuara, për një arsim cilësor dhe për ndërmarrje që i shërbejnë komunitet, duke shtuar se kundërshtari as nuk do dhe as nuk di të bëjë punë, por synon t’i marrë bashkitë peng për interesat personalë.
Në fund Rama u tha matianëve se personi që ju kërkoni të riktheni i ka humb edhe emri, pasi koalicioni drejtohet nga “Like Floriri”.
Pjesë nga fjala e Ramës:
E pashmangshme, për mua që të mos e kujtoj, kur zbres nga makina, kur shkoj për të takuar njerëzit, se si ishte secili prej këtyre vendeve kur në morën detyrën.
Bashkitë ishin të rrënuar edhe ato që drejtoheshin nga Partia Socialiste. Ata nuk kanë pasur asnjë sens të zhvillimit të qyteteve dhe komuniteteve.
E pakonceptueshme që ka akoma njerëz, njerëz të ndershëm të cilët i japin besim, i japin votë.
Është e rëndësishme për ata që njerëz që në emër të së shkuarës vazhdojnë ta mbajnë veten peng, të reflektojnë për këtë gjë.
Gjithë ata që kanë përfaqësuar atë të djathtë, do të rrotullohen në varr kur nipërit dhe mbesat do të shkojnë të japin votën e tyre për një forcë që aleatët tanë i kanë vendosur kryq.
Nuk mund t’i jepe vota një force që është marrë peng nga një njeri i vetëm, që kërkon ta përdorë atë për veten e tij.
Lëreni mbrapa, atë që është i dënuar të mbetet mbrapa dhe të ecim vetëm përpara.
Këtu vota në 14 maj kërkohet për të pastruar, për të ndërtuar rrugë, për të ndriçuar rrugët, për arsim cilësor, për të pasur ndërmarrje që i shërbejnë komunitetit, dhe jo për të futur njerëz në autobus.
Ju mendoni që do vijnë ata dhe do e mbajnë pastër qytetin? Si do e mbajnë pastër ata kur s’kanë mbajtur pastër asnjë qytet pastër, ja ku keni Shkodrën.
Kjo është e vetmja fushatë që nuk flitet për ujin pijshëm, jo se nuk ka pika për të punuar, por pjesa më e madhe e vendit ka ujë të pijshëm 24 orë.
Me gjithë shpenzimet e paparashikuara këto kohë, ne sërish jemi në një fazë të re të ekonomisë.
Si sot viti, paga mesatare në sektorin publik në Shqipëri do të jetë 900 euro. Kjo nuk mjafton se duhet të rritet edhe në sektorin privat, ndaj edhe kemi rrit pagën minimale.
Pa e çuar 60 mijë lekë pagën minimale ne nuk e kemi bërë detyrën dhe ndaj na duhet mbështetja juaj.
Ata tjerët nuk kanë bërë asgjë në asnjë bashki që nga 92, ata as nuk dinë as nuk duan. Tani jo e jo, pasi tani i duan bashkitë për t’i marrë peng.
Si mund të bashkëpunojmë ne me këta njerëz, këta nuk dinë të bëjnë projekte. Shkollat që bëjmë janë njëlloj si në Europë, jemi lekët në Shkodër, bëhet shkolla si vite më parë.
Vizionin nuk e kanë të gjithë. Ata nuk kanë vizion për këtë punë, shikoni si janë bërë. Zihen kush është i vërteti, të gjithë rrejnë.
Ata kush i del kundër i sulmojnë. Shikoni po fillojnë të sulmojnë këngëtarët që mbështesin Lali Erin, shikoni kur të sulmojnë edhe pemët, se e kanë bërë më parë.
Edhe Mati si të gjithë bashkitë e tjera do të bëhen një destinacion turistik, do të ketë më shumë punë dhe më shumë të ardhura për ju.
Një fjalë kam për gratë e Matit, atë që i kanë burrat të djathtë, t’i marrin përdore në “14 Maj” dhe të votojnë për përpara.
Pse e mbështesin gratë më shumë PS seç e mbështesin burrat, sepse gratë kanë tendencën të shohin ku është puna.
Do t’ju rrotullohen gjyshërit në varr, e do ju thonë ‘çfarë na bërë o çun që votove “Like Floririn”, sepse ai që doni të riktheni ju i ka humb edhe emri.r.t/abcnews.al