Ahmeti: Alban Ajeti hero, ëndrra e tij ishte të jetojë i lirë në tokën e Arbërit

Shpërndaje

Në ceremoninë e shënimit të përvjetorit të rënies heroike të ish studentit të UT-së, Alban Ajeti, kreu i BDI-së Ali Ahmeti porositi gjeneratat e reja se liria që ata e gëzojnë, sipas tij, e gëzojnë sepse është derdhur gjaku i shumë të rinjve si Albani.

Postimi i plotë:

Në prani të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, familjarëve dhe bashkëluftëtarëve të dëshmorit të kombit, Alban Ajeti, evokuam sot me krenari kujtimet mbi atdhedashurinë e tij, vrullin djaloshar dhe gjurmët e përjetshme që Albani i la në shërbim të lirisë së Kosovës në përvjetorin e 24-të të rënies së tij heroike.

U bëmë bashkë për ta kujtuar pikërisht në Universitetin e Tetovës sepse këtu do të vijonte studimet deri në çastin kur jehoi kushtrimi për lirinë e atdheut, thirrje të cilës Albani i rritur dhe i edukuar në një familje me taban kombëtar nuk mund të mos i përgjigjej.

Bashkë me shokë u bë pjesë e UÇK-së dhe mori diplomën më të shenjtë, atë të dëshmorit të kombit. Nderoi familjen dhe shokët e idealit që ruajnë me krenari kujtimin për të.
Lavdi e përjetshme Alban Ajetit dhe të gjjthë të rënëve për lirinë e Kosovës!