MaqedoniTop Lajme

Ministrat Aliu dhe Mexhiti prezantojnë platformën “Shëndeti im”

Shpërndaje

Ministria e Shëndetësisë sot prezantoi platformën “Shëndeti im” e cila, siç thonë nga ky dikaster, do t’u mundësojë të gjithë qytetarëve të kenë qasje të lehtë dhe kontroll në të dhënat personale shëndetësore. Aplikacioni përfshin një qasje edukative dhe ndërvepruese për të dhënat shëndetësore të çdo përdoruesi dhe ofron një mundësi për të pasur një pasqyrë të analizave diagnostike, udhëzimet për kontrollet specialistike, vaksinat dhe certifikatat për vaksinim dhe informacione të tjera në formën e një dosje personale shëndetësore. Në suaza të kësaj zgjidhje digjitale do të mundësohen edhe informacione detajore për të gjitha shërbimet shëndetësore të kryera.

Postimi nga Ministri Mexhiti:

Sot prezantuam aplikacionin e ri “Shëndeti im” që do t ‘i ofrojë çdo qytetari një pasqyrë në të dhënat e tyre shëndetësore, historikun mjekësor, detajet e recetave, specialistëve, diagnozave, referimeve laboratorike dhe spitalore dhe të dhënat e imunizimit.
Ky aplikacion do të thotë një hap përpara në sistemin tonë të kujdesit shëndetësor dhe një mjet që përfitojnë jo vetëm individët, por përfitojnë edhe ofruesit e kujdesit shëndetësor dhe shoqëria në tërësi.
Google Play Store https://play.google.com/store/apps/details…
Apple App Store https://apps.apple.com/mk/app/moe-zdravje/id1585980981

Postimi nga Ministri Aliu:

Kënaqesi të isha sot i pranishëm në prezantimin e aplikacionit, “Shëndeti im” i prezantuar nga ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti , i cili do t’i shërbejë qytetareve për të garantuar përmes telefonit të dhënat personale shëndetësore.
Ky është një ndër shembujt e sukseshëm i përdorimit të teknologjisë në favor të të mirës publike.
Veç digjitalizimit të shërbimeve publike për komunikimin, tashmë shtohen edhe aplikacione që shërbejnë për kujdesin personal mjekësor.
Digjitalizimi është mënyra e vetme për të ndryshuar jetën e qytatarëve të vendit.
Ministria jonë po punon fort për digjitalizimin dhe transformimin digjital të shtetit.