Qëndrimi i ASH-së rreth debatit për ndryshime në Kodin zgjedhor

Shpërndaje

Rreth debatit për ndryshime në Kodin zgjedhor

Angazhohemi për reformë të sistemit zgjedhor, për institucione më përfaqësuese dhe më të afërta me qytetarin.

Vlerësojmë se sistemi aktual zgjedhor nuk respekton parimin universal të barazisë së votës dhe nuk përfaqëson drejtë vullnetin e popullit të shprehur në zgjedhje, për shkak të problemeve konstante me pabarazinë e votuesve mes njësive zgjedhore.

Në kuadër të reformave të sistemit zgjedhor, do të angazhohemi për arritjen e tri kërkesave thelbësore:

1. Ndarjen e shtetit në 8 njësi zgjedhore në përputhje me kufijtë e rajoneve, secila me numër të ndryshueshëm të deputetëve varësisht nga numri i votuesve.

2. Organizimin e zgjedhjeve me lista të hapura.

3. Garantimi dhe zgjerimi i së drejtës së votës të mërgimtarëve, të cilët duhet të votojnë për listat që garojnë në njësinë zgjedhore në të cilën ata kanë vendbanimin e tyre të përhershëm në vend.